HomeBota“Hakmarrje për…”/ Tre autobusë shpërthejnë në Izrael, dyshohet për sulme terroriste!

“Hakmarrje për…”/ Tre autobusë shpërthejnë në Izrael, dyshohet për sulme terroriste!

spot_img

Tre autobusë kanë shpërthyer në qytetin Bat Yam, në jug të Tel Avivit në Izrael, kanë njoftuar autoritetet policore.

BBC raporton se po dyshohet për një sulm terrorist, ndërsa deri në publikimin e lajmit nuk raportohet për viktima.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë. Ende nuk ka persona të arrestuar.

Sipas mediave lokale, një nga pajisjet e pashpërthyera, me peshë 5 kg, mbante një mesazh duke thënë “Hakmarrja nga Tulkarem” – duke iu referuar një operacioni të fundit ushtarak izraelit kundër terrorizmit në Bregun Perëndimor.

Në përgjigje të incidenteve në Bat Yam, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha se kishte udhëzuar ushtrinë që të “rriste intensitetin” e aktivitetit në kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular