HomePolitikeSPAK me struktura të posaçme për zgjedhjet e 11 majit, Altin Dumani:...

SPAK me struktura të posaçme për zgjedhjet e 11 majit, Altin Dumani: Hetimet e krimeve zgjedhore janë detyrim ligjor! Do të kryhen pa asnjë lloj ndikimi apo gjykimi politik

spot_img

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është shprehur se hetimi i krimeve zgjedhore, është detyrim ligjor dhe se Kuvendi me rezolutë ka miratuar që SPAK të ketë një qasje proaktive.

Dumani tha se në përgjigje të detyrimit ligjor, por edhe në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit, “SPAK hartoi një strategji, një plan masash, ndër të tjera edhe me grupe në terren, që do të veprojnë duke u koordinuar dhe bashkëpunuar me KQZ, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese”.

Ai shtoi se hetimi i veprave penale të krimit zgjedhor do të zhvillohet në përputhje me ligjin, me standardet e proceseve ligjore, pa asnjë lloj ndikimi apo gjykimi  politik.

Altin Dumani: Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmërisht me shtetin e së drejtës, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien, të cilët janë pjesë e grup kapitullit të parë të negociatave me BE-në. organizata vendase dhe të huaja kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme lidhur me veprat penale që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri. Gjithashtu, konkluzionet ndërkombëtare për zgjedhjet e zhvilluara në periudhën 2021-2023, evidentojnë probleme si blerjen e votave, keqpërdorimin e burimeve publike dhe presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj administratës shtetërore.

SPAK ka hartuar një strategji, e cila synon të parandalojë dhe hetojë në mënyrë të plotë veprat penale gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2025, për veprat penale që janë në juridiksion të kësaj strukture.

Së pari, hetimi i krimit zgjedhor është një detyrim ligjor që parashikohet qartë në legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.

Së dyti, duke vlerësuar mbrojtjen e integritetit të proceseve zgjedhore, Kuvendi i Shqipërisë, në rezolutën e tij të 2024, për SPAK ka rekomanduar që ky institucion të ketë një qasje proaktive duke i kushtuar një vëmendje të veçantë krimeve zgjedhore, në veçanti fakteve të bëra publike në media, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Si dhe për rrjedhojë, hetimin kryesisht në raste kur ka njoftime.

Në përgjigje të detyrimit ligjor, por edhe në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit, SPAK, hartoi një strategji, një pan masash, ndër të tjera edhe me grupe në terren, që do të veprojnë duke u koordinuar dhe bashkëpunuar me KQZ, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

Hetimi i veprave penale të krimit zgjedhor do të zhvillohet në përputhje me ligjin, me standardet e proceseve ligjore, pa asnjë lloj ndikimi apo gjykimi  politik.

Kur krimet zgjedhore, përfshirë, ai që lidhet me sjelljet informale në fushatë, efekti publik është i madh. Dhe e kundërta, zgjatja e hetimeve krijon mosbesim.

Po të shikohet strategjia, kuptohet që nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi reflektuar shqetësimet e organizatave ndërkombëtare, shqetësimet e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore dhe kemi miratuar disa masa që do t’i shërbejnë hetimit në kohë reale dhe me objektivitet krimit zgjedhor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular