Një shfaqje e pazakonte e MMA në Rumani po bën xhiron e rrjetit, pasi ka vënë përballe në ring tre modele dhe aktore pornografike, me dy profesionistë të këtij sporti.
Ylli i OnlyFans, Alicia Bonita, kishte përkrah saj dy modelet Denisa Costea dhe Maria Adriana me të cilat hyri duke kërcyer në oktagon.

Por menjëherë pasi gjyqtari dha sinjalin për fillimin e duelit, dy profesionistët Costica Prisecaru dhe Sebastian Rechinu i sulmuan në mënyrë tmerrësisht të dhunshme, duke mos kursyer grushte e shkelma ndaj tyre.
Brenda tre minutash, tre vajzat përfunduan disa herë në tokë, apo u nxorën nga gjyqtarët nga ringu mes dhimbjesh, teksa dy profesionistët u shpallën fitues.
Maria Adriana, e vetmja e cila kishte marrë pjesë më parë në ndeshje MMA për VIP ndaj vajzave të tjera, tentoi të godite një prej tyre pas ndeshjes, por u mbajt me forcë nga rojet e sigurisë.



