HomeLifestyleMarina sërish jashtë televizionit, vendin ia mori Bora Zemani! Surpriza e motrave...

Marina sërish jashtë televizionit, vendin ia mori Bora Zemani! Surpriza e motrave Vjollca, moderatorja rikthehet në ekran me Luanën

spot_img

Do ta quanim padyshim si një ndër femrat më sharmante të ekranit, ku edhe ia ka dalë të qëndrojë një imazh i dashur për më shumë se një dekadë. Marina Vjollca ka provuar të bëjë shumë gjëra në ekran, sport, spektakël, histori njerëzore, humor, dhe kudo ka shkëlqyer.

luana dhe marina vjollca

Por pas shumë ndryshimesh që ka pasur në karrierën e saj, moderatorja e sheh sërish veten jashtë nga ekrani. Sezonin e shkuar, ajo u rikthye, duke moderuar në krah të Elvis Naçit, por duket se edhe kjo eksperiencë nuk zgjati shumë për të, pasi u zëvendësua nga Bora Zemani.

Bora Zemani

Duket se për Marinën, me fillimin e vitit, kanë nisur edhe angazhime tërësisht të tjera, duke u përqendruar në biznes.

Moderatorja është fokusuar këto muaj vetëm në biznesin e saj si dhe në familje, por edhe një projekt të ri që është duke sjellë me të motrën e saj, Luanën. Vetëm pak kohë më parë, e ftuar tek Alketa, Marina paralajmëroi mundësinë e largimit, por duke u shprehur se do të ketë një rikthim, pse jo në krah të motrës së saj, Luanës.

luana vjollca (6)

Po ashtu, moderatorja pranoi se ka një kimi shumë të mirë me Luanën kur janë në ekran, ç’ka shton dyshimet se dy motrat në të ardhmen, mund të vijnë me një program.

luana dhe marina vjollca (2)

“Gjithmonë, për të dyja rastet, si për mirë, si për keq jemi ‘Luana ke kohë të flasim?’ Luana më bën një vërejtje që më thotë ‘Marina kur është në punë nuk ta hap telefonin, kur ta hap thotë ke diçka urgjente apo të vazhdoj punë’, nëse është urgjente dal dhe flas, nëse është thjesht për bisedë me njëra-tjetrën, e konsumojmë më vonë, por jemi telefonata e parë e njëra-tjetrës për të gjitha rastet”.

“Do të bëni ndonjëherë një program të dyja, e mendoni?” e pyeti Alketa. “Po, por kjo kimia që kemi me njëra-tjetrën, kuptohemi me sy dhe prandaj ecin gjithnjë shumë mirë kur ne jemi të dyja në ekran apo në daljet tona sepse e kemi me shikim, momenti yt, momenti im.”

luana dhe marina vjollca (3)

Marina, në fund u shpreh se po punon për diçka që do ta sjellë shumë shpejt, por motra e madhe s’e ka ende lejen për ta zbuluar. Mesa duket tashmë Luana dhe Marina do të bashkojnë forcat, për të sjellë një format të ri në ekranet shqiptare, si një risi që të dyja aktualisht janë duke përgatitur. Kujtojmë që prej gati 2 vitesh, edhe Luana është larguar nga ekrani.

luana dhe marina vjollca (1)

Qëkur përfundoi sezonin e parë të “Love Island”, prezantuesja nuk është parë në ekran, duke preferuar që të jetë disi më e distancuar. Por kohët e fundit, në Instagramin e saj janë vënë re se kanë nisur përgatitjet për një tjetër format që ajo do të sjellë. Mesa duket surpriza e madhe qenka bashkëpunimi që dy motrat do të sjellin për publikun.

luana vjollca (4)
luana vjollca (1)
luana vjollca (2)
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular