HomePolitike“Më paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore”/ Rama i përgjigjet Berishës:...

“Më paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore”/ Rama i përgjigjet Berishës: U shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën bufit, zhabave e zhapikëve

spot_img

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra sot nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj tij.

“Në qoftë se vërtet SKAP e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë”, tha Berisha, duke iu referuar mbledhjes së kryeministrit me punonjësit e bashkisë.

Në përgjigje të deklaratës, Rama tha se “ky është një krim që do ta përsërisë, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë”.

Kreu i qeverisë replikoi përmes një statusi në platformën “X” me Berishën edhe për pensionet.

“Paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024! Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj”, tha Rama.

Teksa Berishën e krahason me një buf kënete, Rama e quajti veten djalli që i ka mbyllur rrugën bufit, zhabave, zhapikëve në rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë.

“Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular