Edicioni i dytë i “Për Shqiptarët” ka nisur me historinë prekëse të një nëne gjatë lindjes së vajzës së saj.
Kristina tregoi “luftën” që vajza e saj, Melisa bëri për shumë kohë, e cila që pas lindjes u fut në intubim.
“Doja emër lule për vajzë dhe e shoqëroja me mbiemrin. Melisa bëri bum. I vendosja këngën: ‘Ti eja’ dhe ndoshta Melisa e dëgjoi më shpejtë dhe erdhi në muajin e shtatë. Shihja video nënash që i jepnin gji fëmijës, gjë që me Melisën nuk ndodhi. Mezi prisja ta merrja, por që nuk e mora kurrë në krahë. Edhe kur ishte në gjumë, i flisja, mendoja se më dëgjonte.
Se kisha dëgjuar ndonjëherë të qante. Sa i nxirrnin trupin, e fusnin prapë në intubim. Ditën e hënë e kisha shumë tmerr, sepse të hënën i kanë ndodhur shumë gjëra. Çdo të hënë kemi marrë një lajm të keq. E hëna nuk doja të më vinte. Kur bëri 2 muaj, ajo pasi takikardi. Edhe sa herë bënte muajin kisha frikën.
Pastaj mendoja që Zoti pasi ma dha pas 5 vitesh, nuk do ma merrte. Pashë shumë raste që dilnin nga spitali me ndihmën e fondacionit dhe thashë ta provoja e unë. Pata frikë, se mendoja që nuk do mblidheshin këto lekë. Sa herë hapja fondacionin i thoja burrit që u shtuan dhe kaq e shtuan aq. Kur u plotësua pa u bërë 24 orë, aty vërtetova që shqiptarët janë bujarë.
Kur shkuam ishte pak e vështirë, sepse një ditë ishte mirë, një ditë nuk ishte mirë. Unë çdo ditë e shihja nga inkubatori dhe kur e mora thashë që aty u bëra nënë. Falënderoj Zotin, shqiptarët dhe fondacionin, sepse pa ta nuk do ishim këtu”, thuhej në rrëfimin prekës të Kristinës.
Fondacioni “Firdeus” gjithashtu surprizoi Kristinën, duke marrë përsipër kurimin e plotë të Melisës në Itali.