HomePolitikePrel Dedaj, Aleksandër Jushi, Eduart Ndocaj tre kandidatët e parë të Koalcionit...

Prel Dedaj, Aleksandër Jushi, Eduart Ndocaj tre kandidatët e parë të Koalcionit Euroatlantik për qarkun e Lezhës

spot_img

Ish-deputetit Eduart Ndocaj ka konfirmuar në rrjetet e tij sociale vendimin për të kandiduar në qarkun e Lezhës me siglën e Koalicionit Euroatlantik, të drejtuar nga Luzlim Basha. Ndocaj i bashkohet dy personaliteteve të tjera në qarkun e Lezhës, që janë shpallur nga këshilli kombëtar i PD – Demokratët Euroatlantikë, Aleksandër Jushit, arkitekt, dhe Prel Dedaj, sipërmarrës në SHBA dhe themelues i degës së PD të New York.

Pavarësisht se ndryshimet e miratuara në kodin zgjedhor nga bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës, Ndocaj konfirmon qëndrimin e z. Basha për garimin në lista të hapura.

Statusi i Eduart Ndocaj:

Demokratet Euroatlantik ndezin “motorët” e fushatës elektorale, Aleksandër Jushi, Eduart Ndocaj dhe Prel Dedaj janë tre emrat e parë që do garojnë më 11 maj.

Teksa zgjedhjet e përgjithsme të 11 majit po afrojnë, pjesë e garës elektorale në Qarkun e Lezhës do të jenë edhe Demokratet Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha. Arkitekti Aleksandër Jushi, ish-deputeti Eduard Ndocaj dhe ish-oficeri i Policisë Prel Dedaj, janë tre emrat e parë që do të garojnë për këtë grupim politik në Qarkun e Lezhës.

Pjesë e listës do të jenë edhe 4 emra të tjera përfaqësues nga Lezha, Kurbini dhe Mirdita, të cilët po konsultohen nga kryesia e Demokratëve Euroatlantikë, për t’u regjistruar më pas në Komisionin Qëndëror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë tre emrat e parë prej javesh kanë nisur fushatën në terren, ku po zhvillojnë takime brenda dhe jashtë vendit, duke kërkuar mbështetjen e qytetareve për zgjedhjet e 11 majit.

Të gjithë kandidatët e këtij grupimi politik do të jenë në listë të hapur, ndërsa pritshmeritë e tyre janë të larta. Synimi i tyre është të tërheqin sa më shumë elektorat të zhgënjyer nga klasa e vjetër politike, apo siç e ka quajtur Lulzim Basha, Trekëdëshi i Bermudës, që janë vënë në shërbim të interesave të tyre përsonale dhe jo të zhvillimit të vendit.

Në këtë mënyre gara elektorale në Lezhë, qarkun që prodhon 7 mandate deputetesh, pritet të jetë e fortë mes forcave politike, ku secila prej tyre synon të marrë sa më shumë vota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular