’Italia në Trieste, një gotë Aperol Spritz dhe profili i Elhaida Danit. Balerini ka postuar të dashurën e tij siç bën shpesh apo mos ndoshta kësaj here duhet të themi të fejuarën? Duart e tyre janë të kapura dhe në gishtin e Elhaidës dallohet një rreth i artë me një diamant.
“Përgjithmonë imja”, shkruan Ledian Agalliaj dhe kaq na mjaftoi për të menduar se ka diçka pas. Elhaida ka festuar ditëlindjen më 17 shkurt dhe ndoshta dhurata më e bukur që mund të ketë marrë është pikërisht një propozim martese. Ishte vetë balerini ai që publikoi një foto të duarve të shtrënguara mes tij dhe Elhaidës, ku vëmendjen e mori unaza në gishtin e kësaj të fundit.

Unaza, një rreth me një gur të madh sipër, duket si zgjedhja e zakonshme që bëhet në rastet e fejesës. Dyshimet i shton edhe më shumë dedikimi i balerinit, i cili shkruan: “Përgjithmonë e imja!”.

Po ashtu, edhe vetë dedikimi duket si një deklaratë zotimi për dashuri të përjetshme, njëjtë si edhe unaza.

Duket se tashmë çifti është gati për të ndërmarrë hapin tjetër në jetën e tyre, duke celebruar dashurinë e tyre. Si një çift, që kur vjen puna për jetën sentimentale preferojnë të jenë disi më të tërhequr, vështirë se do të mund të mësojmë më shumë detaje nga dasma e tyre. Por kjo unazë, nënkupton se gjërat tanimë janë bërë serioze dhe se çifti po përgatit ceremoninë e tyre.

Këngëtarja Elhaida Dani është ngjitur në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, ku mbajti edhe postin si drejtore artistike, për të folur për romancën e saj me balerinin, Ledjan Agalliaj, me të cilin nisi një marrëdhënie në Dancing With The Stars, ndërkohë që ai ishte në një lidhje dashurie 7-vjeçare.

Artistja, e cila po shijon lidhjen e dashurisë prej më shumë se një viti me partnerin e saj dhe u konsiderua si një mollë sherri në marrëdhënien e balerinit me ishtë fejuarën, “justifikoi” romancën duke thënë se “u dashurova”.

“Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë”, u shpreh këngëtarja në skenën e Fest 63, duke shtuar se “ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar”, ndërsa balerini ndodhej në parapaskenë dhe e dëgjonte.

Elhaida Dani i konsideroi kritikat ndaj saj si “një takë që thyhet dhe papritur rrëzohesh”, teksa theksoi se në momentin që bëri lidhjen publike me balerinin gjatë spektaklit hapi zemrën me publikun.

“Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë”, shprehet artistja.

“Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë. Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas. Isha në atë sallë, në atë skenë duke kërcyer, duke ndjerë çdo hap, ritëm dhe ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova! Ku je? (I drejtohet balerinit dhe shikon nga salla) Ku të kam? Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë. Por ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar.
E keqja është që ti e ndjen shumë thellë, si një takë që të thyhet papritur dhe rrëzohesh. Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. E çuditshme është shumë sepse si artist, ti zgjedh t’i hapësh zemrën publikut, të gjithëve. Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë. Unë mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj. Jam rritur me ëndrrën për të fituar, jam rritur me ëndrrën për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari ‘kjo është vajza ime’”, u shpreh artistja.





















