HomeLifestyle“Të kanë përzënë nga Greqia”/ Konfliktet mes Gertës dhe Laertit, banorët ‘përplasen’...

“Të kanë përzënë nga Greqia”/ Konfliktet mes Gertës dhe Laertit, banorët ‘përplasen’ në Prime: Më kanë bërë atentat, u riktheva se…

spot_img

Gerta dhe Laerti kanë pasur disa debate me tone të larta gjatë ditëve të fundit.
Në Prime-n e së shtunës, të dy banorët u ballafaquan përballë njëri-tjetrit, duke u përmendur situata rreth jetës së tyre jashtë shtëpisë.

Laerti: Ti je në një iluzion tëndin imagjinar. Kur thashë që ne kemi frikë të të flasim, ti je kthyer në surratologe. Valbonës i ke hedhur ujë me përbërës kimikë dhe e ke pikturuar mbrapa. I ke hedhur ujë të nxehtë Rozanës. Unë kur kam hyrë në këtë Big Brother, opinionistët kanë thënë që unë do dilja nga kontrolli dhe do ndërhynte Mariusi. Ja pra që Laerti është përmbajtur. Ti vure në dyshim mjekësinë, që i kërkove Gjestit recetën dhe ilaçet. Loredana të tha ty diçka dhe ti si gazetare nuk e konfirmove në tre burime. Më thuaj mua ku qëndron profesionalizmi yt.

Gerta: Atë histori e ke treguar ti në këtë shtëpi. Nuk ta kam sjellë unë, e ke sjellë vetë. Je bërë pishman që e ke sjellë?

Laerti: Kur ti bie dakord, pse e rinis debatin nga e para. Sepse nuk mban mend çfarë u tha.

Gerta: Laerti është si ato pleqtë që luajnë domino.

Laerti: Ti ke luajtur Ludo me mua. Kur ti luan me mua, nuk ka gjë. Kur luaj unë me Aldon, jam pensionist.

Gerta: Je hequr si një njeri që mbron vajzat dhe gratë. Ku po i mbron vajzat dhe gratë?

Laerti: Të vlerësoj për atë që je, por jo për lojën këtu brenda.

Gerta: Na ka ardhur këtu si Laert Vasili patrioti, atdhetari. Nuk erdhe nga Greqia për të mbrojtur vendin, erdhe nga Greqia sepse të përzunë.

Laerti: Më është bërë atentat nga partia naziste. Dhe me 14 shkurt të kam thënë për shokun tim që e kanë vrarë, por ti s’mban mend asgjë. Nuk më ka përzënë njeri, por kam ikur sepse më është bërë atentat kur isha kandidat për deputet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular