HomeAktualitetVIDEO/Shembet çatia në qendrën tregtare, 3 të vdekur dhe 74 persona të...

VIDEO/Shembet çatia në qendrën tregtare, 3 të vdekur dhe 74 persona të plagosur!

spot_img

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 74 të tjerë u plagosën, pasi çatia e një qendre tregtare u shemb në Peru. Ngjarja ndodhi në Real Plaza, në Trujillo, qyteti i tretë më i populluar i vendit, rreth 500 kilometra në veri të kryeqytetit Lima.

Deri më tani janë tre të vdekur, dy burra dhe një grua”-, tha Gelki Gomez, një oficer i zjarrfikësve.

Ministria e Brendshme konfirmoi numrin e të vdekurve me anë të një postimi në platformën X.

“Ne transportuam 74 të plagosur, mes tyre dhjetë fëmijë, në spitale dhe klinika. 11 prej tyre janë plagosur rëndë“-, tha Aníbal Morillo, një zyrtar shëndetësor.

Dhjetëra familje ndodheshin në restorantin Real Plaza në momentin e shembjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular