Janë propozuar tre skenarë për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 11 majit. Tri variantet janë dërguar partive politike dhe Komisionit Rregullator për shqyrtim nga Ilirjan Celibashi. Mbetet për t’u vendosur se cili variant do të miratohet nga Komisioni Rregullator.
Skenari 1: Parashikon votim elektronik në Njësia Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Skenari 2: Parashikon votim dhe numërim elektronik njësinë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Skenari 3: Parashikon, votim dhe numërim elektronik në njësinë administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, njësitë administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si edhe shtrirjen në rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës.
Këto propozime kërkojnë shumicën e votave të Komisionit Rregullator dhe mbetet për t’u parë kë variant/skenar do të miratojë ky organ i KQZ pasi dy anëtarët e zgjedhur nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kohet e fundit kane shprehur rezervat e tyre për projektvendimet e Komisionerit e duke zgjedhur te mos japin votat e tyre qe aktet e tij te miratohen.