Të gjithë rreth jush kolliten dhe teshtijnë pa pushim, ndaj është logjike të ndiheni të “dënuar” për t’u prekur nga ftohja apo gripi… Por ju mund të mbroheni dhe ta kaloni dimrin të padëmtuar nëse hiqni dorë nga zakonet e këqija të mëposhtme që ju bëjnë të ndjeshëm ndaj mikroorganizmave patogjenë.
- Lani duart shkurtimisht
Pak ujë dhe pak fërkim duarsh, duke i fshirë shpejt me peshqirë dhe kaq. Nëse mendoni se kjo është e mjaftueshme për të hequr mikrobet nga duart tuaja, e keni gabim! Larja e mirë e duarve është linja e parë e mbrojtjes kundër viruseve. Lani duart me shumë ujë të ftohtë dhe sapun për të paktën 20 sekonda dhe thajini ato tërësisht me peshqir ose letra, para se të mendoni të dilni nga tualeti.
- Prekni fytyrën tuaj
Shumë herë ne e prekim fytyrën tonë në mënyrë spontane, pa i larë duart paraprakisht, duke i dhënë mikrobeve një “kalim” të lehtë në trupin tonë përmes syve, hundës dhe gojës.
- Flini pak
Një studim i fundit shkencor tregoi se njerëzit që flenë pak, më pak se 6 orë çdo natë, kanë katër herë më shumë gjasa të preken nga një nga viruset që shkaktojnë ftohje në krahasim me njerëzit që flenë 7 ose më shumë orë.
- Nuk e përballoni siç duhet stresin
Një ditë plot me detyrime dhe me nxitime shkakton stres kronik. Stresi kronik është treguar se ka një ndikim serioz në sistemin imunitar. Gjeni kohë për relaksim dhe aktivitete të këndshme në mënyrë që stresi i jetës së përditshme të mos ju pushtojë.