Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz, sipas asaj që raporton policia e kryeqytetit. Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:30, ku në rrugën “New York”, një automjet është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje. Sipas raportimit nuk ka të plagosur, teksa policia ka nisur nga puna për identifikimin e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.