Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Dhjetor 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale, për 12 mujorin e vitit 2024, arritën në rreth 710.3 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 12 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 728.6 miliardë lekë.
Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për 12 mujorin 2024:
Të ardhurat totale, për periudhën 12 mujore 2024, arritën në rreth 710.3 miliardë lekë ose 99.5 % e planit të periudhës, një realizim në masën 105.1 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar. Krahasuar me 12 mujorin 2023, u mblodhën rreth 66.6 miliardë lekë ose 10.4 % më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, janë në shumën 457 miliardë lekë, 34.5 miliardë lekë ose 8.2% më shumë krahasuar me 12-mujorin 2023.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 229.5 miliardë lekë, 12.7 miliardë lekë ose 5.9% më shumë se 12-mujori 2023.
Të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin janë 154.4 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 5.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 63.4 miliardë lekë, 5 miliardë lekë ose 8.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.7 miliardë lekë, me një realizim në masën 101.2% kundrejt planit për 12 mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 9 miliardë lekë, një realizim në masën 96.2% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 12 mujorin 2024, u realizuan në masën 227.4 miliardë lekë, 21.8 miliardë lekë ose 10.6% më shumë se 12 mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 12 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë ose 1.4% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 59.6 miliardë lekë, 13.7 miliardë lekë ose 29.8% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe 4.4 miliardë lek ose 7.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 12 mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 12 mujore 2024 janë 22.4 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 57 miliardë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 66.1 miliardë lekë, 8.3 milardë lekë ose 14.3% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe 1.7 miliardë lekë ose 2.6% më shumë se plani i 12 mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 12 mujore 2024, u realizuan në masën 44.7 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 19.8% më shumë se 12 mujori 2023.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 160.7 miliardë lek, 17.1 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe realizim në masën 101.4% të planit për 12 mujorin 2024.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2024 arritën në rreth 728.6 miliardë lekë me një realizim në masën 98.8 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 94.5 përqind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.5, datë 19.12.2024. Krahasuar me vitin 2023, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 8 përqind më të larta ose rreth 53.7 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet korente për vitin 2024 rezultuan në rreth 606.3 miliardë lekë ndërsa krahasuar me vitin 2023 ky zë ka rezultuar 10.8 përqind më i lartë ose rreth 59.3 miliardë lekë më shumë.
