HomePolitikeKthimi në zonë këmbësore e ish-Bllokut, Rama: Tjetër hapësirë fantastike urbane në...

Kthimi në zonë këmbësore e ish-Bllokut, Rama: Tjetër hapësirë fantastike urbane në zemër të kryeqytetit

spot_img

Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, me mbështetjen e rrjetit botëror “WALK 21”, e konsideroi atë një zhvillim të shumëpritur që do të gëzojë shumë banorë e qytetarë të Tiranës dhe do të krijojë një tjetër hapësirë fantastike urbane në zemër të kryeqytetit.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Rama solli në vëmendje përpjekjen që u bë për të kthyer në zonë këmbësore një pjesë të ish-Bllokut, në kohën kur ai ishte kryetar bashkie i Tiranës.

Besoj që kjo është rruga e duhur. Për hir të së vërtetës në rrugën pas shpinës sime të shumë vite më parë, kur isha në bashki, kemi bërë një tentativë për ta këmbësorizuar atë, ndaj edhe është e shtruar me pllaka edhe në trupin e saj.

E vërteta është se projekti funksionoi për një kohë jo të gjatë, sepse forca të caktuara me akses në qeverinë e asaj kohe e përmbysën”, tha Rama.

Por, sipas tij, “nga pikëpamja teknike projekti funksionoi dhe nga pikëpamja e trafikut nuk krijoi asnjë lloj problematike të posaçme”.

Thënë kjo e besoj se nëse i rikthehemi për një moment kohës kur për shkak të pandemisë u detyruam të ndalonim totalisht qarkullimin,  pavarësisht se nuk mund të predikohet se ajo mënyrë jetese të përsëritet në kushtet normaliteti, edhe pse ishte një këmbësorizim total nuk ndodhi ndonjë hata në jetën e përditshme të njerëzve”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se kjo duke marrë parasysh që në të gjitha rastet Tirana edhe pse është një qytet i madh, prapë nuk është një qytet i madh kur vjen puna te distancat që përshkohen të paktën në një perimetër të caktuar që lidhet me qendrën.

Kryeministri theksoi se “kjo do të thotë  se mund të jeni shumë më kurajoz në këmbësorizimin e hapësirave”.

Nga ana tjetër dua t’i shmangeni idesë fikse që për të ulur fluksin e trafikut duhet të zgjerosh rrugët. Kjo është tërësisht e pavërtetë, madje e kundërta është e vërtetë.

Këtu nuk kam parasysh arteriet qendrore kryesore që janë arteriet kombëtare që lidhin qytetet me njëra-tjetrën, por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit”, shtoi Rama.

Sipas tij, “mund t’i zgjerosh rrugët në këtë zonë këtu edhe me një korsi tjetër duke prerë pemët, por nuk do të ndryshojë gjë, përkundrazi ka shumë gjasë që fluksi dhe intensiteti i trafikut të rritet”.

Ndërkohë që e kundërta edhe pse është kundër intuitive në njëfarë mënyrë përgjithësisht rezulton e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigjja.

Besoj se në këtë zonë do t’ia vlejë shumë të ecet me këtë projekt sepse është një zonë qendrore e aksesueshme lehtësisht nga ku përgjithësisht banorët distancat që duhet të përshkruajnë nuk i kanë të gjata”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se duke stimuluar ecjen dhe qarkullimin e e njerëzve do të jetë edhe shumë më efikase për bizneset që janë në zonë, që do të jenë përfitueset kryesore të projektit.

Rama solli si shembull debatin e krijuar për Lungomaren në Vlorë, për të cilën pati një oponencë të projektit për shkak të rrugës së ngushtë.

U bë një debat i jashtëzakonshëm për rrugën e Lungomares sepse projektuesit belgë sollën një rrugë të ngushtë.

Oponenca dhe kriticizmi ndaj projektit ishte shumë i madh sepse ndërkohë ata që e kundërshtonin donin një rrugë shumë më të gjerë nga ajo që ishte ekzistuesja”, tha Rama.

Faktikisht, kryeministri theksoi se rruga në Lugomare funksionon më së miri, po ashtu edhe për bizneset që janë aty.

Funksionon më së miri, pasi fakti që shkohet më shumë në këmbë se sa me makinë bën që fluksi i njerëzve të jetë shumë më i madh se sa do të ishte sikur aty të kishte një lëvizje shumë më intensive të makinave”, tha Rama.

Në përfundim, kryeministri nënvizoi domosdoshmërinë për një qasje të duhur që duhet në drejtim të informimit dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë me komunitetin.

Banorët këtu duhet të jenë të parët që ta përkrahin dhe përqafojnë projektin dhe pastaj të adaptohen”, shtoi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular