Gjashtë persona janë arrestuar në rrugën në Mitrovicë të Veriut në Kosovë, pasi raportohet se kanë dhunuar tre policë në orët e para të së martës.
Sipas mediave kosovare, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale N.N. 24-vjeç, N.N., 26-vjeç, A.B. 28-vjeç, A.B. 30-vjeç, I.R. 24-vjeç dhe B.D. 19-vjeç.
Fillimisht thuhet se të rinjtë i kanë ofenduar tre policët e më pas i kanë sulmuar, ndërsa të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
Efektivët e policisë mësohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.