HomeAktualitetGjyqtari i GJKKO-së Erjon Bani: Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë...

Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bani: Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës, ofrojmë transparencë…

spot_img

Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë, duke e quajtur drejtësinë një shërbim për qytetarët.

Ai theksoi se, megjithatë, GJKKO punon me një staf gjyqtarësh që janë gjysma e kapacitetit dhe për të arritur objektivat e nevojshme, është e domosdoshme që gjyqtarët të punojnë jashtë orarit zyrtar

Bani vuri në dukje se produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99%, ndërsa cilësia e vendimeve është e lartë. Ai theksoi rëndësinë e transparencës, duke thënë se vendimet publikohen online. Gjithashtu, ai falënderoi partnerët për mbështetjen që kanë ofruar në forcimin e sistemit të drejtësisë.

Erjon Bani, gjyqtar i GJKKO:  Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar.

Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular