Aktivitetet artistiko-kulturore të Bashkisë Kamëz përmes Qendrës së Kulturës nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kryebashkiakut Rakip Suli kanë mundësuar jo vetëm argëtimin e të rinjve dhe të rejave, dhe qytetarëve të Bashkisë Kamzës, por përmes tyre është mundësuar edhe evidentimi i dhjetra e dhjetëra talenteve në fusha të ndryshme. Është kjo një meritë e padiskutueshëm e z.Suli që ka këmbëngulur që qytetarëve të iu jepej çdo mundësi siç dhe ka dhënë mbështetje institucionale. Vëmendje maksimale dhe në mënyrë sistematike kryebashkaiku Suli ka patur për nxënësit e shkollave të Kamëz dhe Paskuqanit. E sigurisht zbatimi i projekteve në përmbushje të detyrave është bërë me përpikmëri nga stafi i Qendrës së Kulturës në Bashki, duke u kujdesur në çdo detaj që aktivitetet të ishin sa më argëtuese dhe evidentuese ndaj talenteve.
Pikërisht nesër më datat 27 shkurt si dhe 28 Shkurt dhe 1 Mars në sallën e teatrit të pallatit të Kulturës “Artan Cuku” nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë KAmëz Rakip Suli çel siparin edicioni i i tretë i festivalit teatror për të rinjtë “RIN ART 2025” ku atmosfera do të jetë e mrekullueshme.
Në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm për qytetin dhe të rinjtë, do të marrin pjesë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Sulejman Elezi”, “Gramoz Palushi”, “Isa Boletini”, ”Shkolla Profesionale”, ”Elina” dhe “Elez Isuf Ndreu”. Regjizorët e këtij aktiviteti artistik janë; Denis Fiku, Greta Baci, Eriselda Saliu, Eraldo Malaj, Asiana Koka dhe Arlin Capi. Pjesë e jurisë do të jenë profesionistë ku do të përzgjedhin dhe fituesit dhe ata janë; Rozi Kostani, Genc Fuga dhe Gent Hazisi.
Qendra e Kulturës dhe Bashkia Kamëz ju fton të merrni pjesë në këtë festival teatror dhe shijoni performancës e talenteve të shkollave të qytetit.
