Valixhja e tundimeve’ ka ndryshuar dinamikat në lojë javën e shkuar, dhe shkak për këtë është bërë zgjedhja e Gjestit për të fjetur në shtrat me Rizartën.
Një situatë e tillë nuk është pritur mirë nga Egli, e cila pavarësisht sqarimeve në Primen e kaluar, nuk është bindur nga pretendimet e banores dhe ka vendosur ta marrë vetë situatën në dorë duke liruar litarin në lojën e zinxhirit, me shpresë se grupi humbës do të shkonte në nominim dhe me këtë rast të Rizarta të eliminohej nga gara.
E pyetur gjatë Primes së sotme, Rizarta u shpreh se situata e saj ishte e ngjashme me filmin e Kate Hudson dhe Mattheë McConaughey, “How to Lose a Guy in 10 Days”. Sipas banores, Gjesti ka bërë gjithçka për të bërë Eglin xheloze.
Rizarta: Kjo situata ime është si ta humbasësh një djalë në 10 ditë. Katër ditët e para Gjesti qëndroi neutral në këtë situatë që ai vetë e kërkoi. Ia thashë edhe Eglit, luftën ai e ka me vete. Pyetjeve nuk i përgjigjet, thotë se bën çfarë të dojë. Mendoj që e ka bërë për të bërë Eglin xheloze.
Gjesti: Unë e kam pasur një afrimitet, ka qenë respekt. Ajo tashmë ka nisur të afrohet me mua për të bërë xheloze Eglin.
Rizarta: Afrimitetin që kam pasur me Gjestin e kam pasur edhe me të tjerë. Jam Aldon këtu, me atë kam qenë më i afërti. Nuk flasim vetëm për marrëdhëbie romantike, por edhe shoqërore.