HomeSportE bujshme nga Spanja/ Kristiano Ronaldo në bisedime për të blerë klubin...

E bujshme nga Spanja/ Kristiano Ronaldo në bisedime për të blerë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

spot_img

Legjenda portugeze, Kristiano Ronaldo, mund të rikthehet në futbollin spanjoll, por këtë herë në një rol krejtësisht të ri, si pronar i Valencias.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, të konfirmuara edhe nga “Foot Mercato”, Ronaldo ka filluar biseda me Peter Lim, pronari aktual i Valencias, për blerjen e shumicës së aksioneve të klubit.

Ronaldo, i cili aktualisht luan për Al Nasr në Arabinë Saudite, ka një marrëdhënie të gjatë biznesi dhe miqësie me Lim. Në fakt, Lim zotëron të drejtat e imazhit të Ronaldos, gjë që e bën këtë bashkëpunim edhe më të mundshëm.

Ylli portugez planifikon të kthehet për të jetuar në Spanjë pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, dhe blerja e Valencias do të ishte një hap strategjik për të.

Valencia është një klub me një histori të pasur, duke përfshirë 6 tituj kampionati, 8 kupa dhe 2 finale të Ligës së Kampionëve (2000 dhe 2001).

Nëse Ronaldo arrin të bëhet pronar, ai mund të sjellë një frymë të re në klub dhe të rivitalizojë shpresat e tifozëve. Kjo do të ishte një kapitull i ri jo vetëm për Valencias, por edhe për vetë Ronaldo, duke e vendosur atë në një rol të ri dhe sfidues në botën e futbollit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular