Lidhur me këtë veprim të tij, Gjesti ka treguar arsyen dhe se si ndjehet pas kësaj situate.
Pasditen e djeshme Gjesti ka thyer rregulloren duke kaluar murin rrethures të shtëpisë, duke u hedhur në rrethinën e dytë të shtëpisë, e cila është gjithashtu e kontrolluar 24 orë nga kamerat.
Ai është rikthyer brenda në shtëpi nga Vëllai i Madh, pasi është siguruar se gëzon shëndet të plotë. Vëllai i Madh dërgoi në shtëpi një zarf të zi për Gjestin lidhur me këtë situatë. Se cili është vendimi i marrë për të do na duhet të presim deri në prime të shtunën.
Lidhur me këtë veprim të tij, Gjesti ka treguar arsyen dhe se si ndjehet pas kësaj situate.
Pata një moment të vështir jam duke mbajtur një ngarkesë të madhe të dy personave brenda dhe nuk më kupton askush, i kërkoj falje Vëllait të Madh dhe gjithë publikut që u shqetësua për gjendjen time, por mirë jam, thjesht pata një moment të vështirë.