HomePolitikeLorenc Vangjeli zbulon emrat e 4 zyrtarëve të PL-së, që Berisha do...

Lorenc Vangjeli zbulon emrat e 4 zyrtarëve të PL-së, që Berisha do t’i fusë në listë të sigurtë tek PD

spot_img

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Now”, ka përmendur 4 emrat e deputetëve të Partisë së Lirisë që, sipas tij, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do t’i futë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

“Janë 4 deputetë nga Partia e Lirisë: Në Tiranë që është vetë Ilir Meta, në Fier është Erisa Xhixho, në Elbasan është Haxhinasto dhe në Korçë është sekretari i Përgjithëm Tedi Blushi”, tha analisti.

Sipas tij, kjo është një marrëveshje e arritur deri tani, por këto dinamika edhe mund të ndryshojnë.

Vangjeli sqaroi se kërkesat e PL-së janë për dy herë më shumë, pra për 8 vende të sigurta në listë, një kërkesë që, sipas Vangjelit, është e papranueshme për PD-në.

“Për momentin është një marrëveshje e tillë. Kërkesat e PL-së janë për dy herë më shumë, pra për 8 vende të sigurta në listë që është e papranueshme për PD-në.

Nëse flasim për emra konkretë, Berisha mund të hyjë në zgjedhje me një “skalion të tretë apo të katërt” të ngjashëm me atë që pati në vitin 2013, duke përjashtuar vetëm dy ose tre emra, pasi shumica e të tjerëve janë zyrtarë të nivelit të Lulzim Bashës”, tha Lorenc Vangjeli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular