Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi seancën plenare ditën e enjte, 27 shkurt 2025, me pjesëmarrjen e EU 4 JUSTICE dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Në nisje të seancës plenare, u propozua të miratohej mbarimi i statusit të prokurorit Arjan Ndoja, si pasojë e kërkesës së tij për dorëheqje. Relacioni u miratua unanimisht.
Kujtojmë se prokurori ka kërkuar dorëheqjen pasi ka njoftuar pjesëmarrjen në Primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit. Ish-prokurori, ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti.