EMRI/ Operacioni i SPAK, urdhër-arrest për kandidatin e PD për Bashkinë Roskovec në zgjedhjet e 2023

0
241

Nga një operacion i SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe AMP, janë lëshuar në total 10 masa sigurie.

Ndër personat, për të cilët është lëshuar urdhër-arrest është edhe kandidati për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën siglën e PD, Erdit Hazizaj.

Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Erdit Hazizaj humbi në zgjedhjet e vitit 2023 në Roskovec përballë kandidates Majlinda Bufi.