Nga Naim Hasani
Të dashur Miq,
Koalicioni i Demokratëve Euroatlantik është bashkim i vlerave më të mira qytetare, demokratë në shpirt e zemër, të papërlyer e të pa përfolur. Ky koalicion nuk ka vend për matrapazë politikë.
Ne nuk jemi non grata e nuk jemi as kontingjent i pashtershëm për fletarreste e SPAK.
Përfaqësojmë anën më të mirë të politikanëve perëndimorë dhe nuk kemi aspak nevojë të vijmë në pushtet për përfitim personal, por duam të kontribuojmë që Shqipëria të mos shuhet, që të mos zbrazet, që të mos vidhet e poshtërohet më.
Besoj këtë kërkojnë sot shumica dërrmuese e shqiptarëve të ndershëm, e për këtë arsye ne jemi me të vërtetën. Përndryshe elektorati do na fus dhe neve në të njëjtin thes me Aleancën së Qelbësirave 34- vjeçare te trekëndëshit.
Frymëzimi im në politikën e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet z.Lulzim Basha një lider i formuar dhe edukuar në perëndim.
Përndryshe nuk ka asnjë arsye që nga Londra të përzihem në çorbën e helmuar politike të Shqipërisë, të asaj që kanë gatuar trekëndëshi i Bermundës Rama-Berisha-Meta që do të marrë goditjen përfundimtare nga SPAK dhe drejtësia e vonuar, por jo e harruar.
Shumë respekte dhe suksese Demokratëve Euro-Atlantikë
