“Ai ardhur këtu brenda të më prish mua lojën”/ Si e priti Loredana rikthimin e Jozit në Big Brother

0
109

Kthimi i Jozit në shtëpi ka shkaktuar një gjendje jo të mirë të Loredanës, e cila nuk e ka pritur mirë rikthimin e tij në lojë. Banorët janë munduar të sqarohen gjatë këtyre ditëve që Jozi ka qenë në shtëpi.

Loredana është shprehur se pas largimit të Jozit është ndjerë më aktive dhe e pakomanduar.

“Kur doli Jozi kam qenë shumë keq emocionalisht. Kur pashë informacionin nga jashtë sjellja ime ndryshoi. Pasi Jozi ka ardhur në shtëpi nuk m’i ka kthyer sytë një herë, nuk më ka kërkuar një përballje, nuk më kërkuar një sekondë. Unë po ha veten time me dhëmbë çdo ditë, por po kërkoj të jem e fortë. Nuk dua të ulem më ndaj situatave me Jozin. Kam treguar shumë. Kam qënduar kundra çdo gjëje.

Kur doli Jozi më erdhën ndërmend fjalët e babit, dhe fillova të jem më aktive vetvetiu e pakomanduar. Asnjëherë nuk kam hedhur baltë mbi Jozin. Ai ardhur këtu brenda të më prish mua lojën, të manipulojë”, është shprehur ajo.

Pasi Jozi është pyetur se pse nuk pranon të sqarohet me Loredanën tha se priste që ajo ta mbronte kundrejt banorëve dhe jo të bënte plane në bashkëpunim me kundërshtarët e tij brenda shtëpisë.

“Duke pasur parasysh si dola unë, duke i lënë shumë situata për të debatuar me secilin nga banorët dhe duke marrë parasysh se mund të më mbronte pa pasur nevojë të binte në skemat e G Banit, të Aldos dhe të askujt.

Nuk dua në asnjë moment të bëhem pengesë për lojën e Loredanës. Dua dhe që prindi i saj të ndihet rehat me rrugëtimin e saj vetëm. Loredana përveç ditës që i ka ardhur babai në asnjë ditë tjetër nuk më ka mbrojtur.”

Gjithashtu ai është shprehur se nuk ndjen më për Loredanën si dikur.