Aksident i rëndë në Bishqem, përplaset një benz me një furgon pasagjerësh, disa të plagosur

0
134

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem.

Sipas burimeve,, në aksident janë përfshirë dy automjete,një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Ky i fundit dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes. policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.