Kandidatët e PD të pakënaqur nga Primaret, Murrizi: Çdo vonesë e shpalljes së rezultatit ngre dyshime. Kalaja: Fitorja u takon tradhtarëve

0
275

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë seç duhet dhe se kjo shton dyshimet për manipulim.

Murrizi, kërkon nga ana tjetër që Primaret të përsëriten në degët e Vorës dhe Paskuqanit.

“Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë. Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatët që nuk e di se sa vota ka marrë.

UNE KAM MARR 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT.

Prandaj boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet për proces jo të rregullt.

Për 2 Degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë te numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujtdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi.

Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh.

KJO ËSHTË “STËRVITJE”

NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ

Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen.

RESPEKTE E MIRËNJOHJE PËR 400 DEMOKRATËT QË MË VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NË BETEJËN ME RREGJIMIN”, ka shkruar Murrizi.

Nga ana tjetër, edhe Adriana Kalaja, e cila kandidoi në primare në qarkun e Tiranës ka reaguar për primaret e PD.

Në një postim në Facebook, Kalaja ka ironizuar me shprehjen e njohur “fitorja u takon guximtarëve dhe luftëtarëve”, duke shtuar

një version të ri: “Fitorja u takon tradhtarëve”..

Rezultati i primareve për qarkun e Tiranës ende nuk është bërë publik.