Mbyllet numërimi edhe në Shkodër, kush janë 3 kandidatët më të votuar

0
241

Është mbyllur rreth orës 5:00 të mëngjesit numërimi i votave të primareve në PD të Qarkut Shkodër.

Ish-kryebashkiaku Bardh Spahia rezulton më i votuari në bashkine e Shkodrës.

Votat në bashkine e Shkodrës për 3 më të votuarit janë:

Bardh Spahia-380 vota;

Ndoc Ashta-228 vota;

Arben Lushaj-219 vota.

Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Ndërkohë, në Bashkinë Malësinë e Madhe më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj.