Procesi i numërimit të votave për Primaret e Partisë Demokratike në Delvinë ka përfunduar, duke shpallur fituese deputeten Ina Zhupa me një rezultat të thellë.
Nga 252 votues, Zhupa ka siguruar 164 vota, duke lënë pas rivalët e saj me një diferencë të ndjeshme.
Pas saj renditet Manjola Nikollo me 52 vota, ndërsa kandidatët e tjerë kanë marrë rezultate më të ulëta:
Dashamir Tahiri 15 vota
Vladimir Rizvani 6
Nada Daullja 5
Alta Haluci 3
Nikola Kedhi 2
Liljana Elmazi 2 vota.
Ky rezultat konfirmon mbështetjen e fortë për Zhupën në zonat që ajo përfaqëson në Kuvendin e Shqipërisë.