Primaret e PD/Ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe, veç Tiranës

0
37

Demokratët zgjodhën përmes procesit të primareve në 12 qarqe, kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit. Përmes parimit “një anëtar, një votë” demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.
PD ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike sipas të cilës në total në të gjithë qarqet e vendit kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.
“Kjo është pjesëmarrja më  e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore ne PD shenjë e rritjes së besimit të shqiptarëve te PD. Kanë qenë vetë anëtarët që kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë”.
Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

Qarku Berat
Në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili me 1091 vota, Ledion Marra me 306 vota dhe Erion Dasho me 238 vota.

Renditja:

  1. Zija Fuat Ismaili 1091
  2. Ledion Fatos Marra 306
  3.  Erion Roland Dasho 238
  4. Thoma Todi Rumniçi 128
  5. Shaqo Kasëm Merkaj 102
  6.  Fatmira Shefit Kola 66
  7. Monika Asqeri Qosja 31
  8. Oltion Ali Merdari 27
  9. Avenir Pëllumb Berberi 17
  10. Esmeralda Brahim Braho 11

Qarku Durrës

Në qytetin e Durrësit i pari renditet Igli Cara me 622 vota, ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota, Aulon Kalaja 296 vota dhe Dritan Burgija 263 vota.

Renditja:

  1. 1. Igli Cara 622
    2. Manjola Luku 424
    3. Aulon Kalaja 296
    4. Dritan Burgija 263
    5. Luan Hoti 202
    6. Islam Murati 189
    7. Andia Ulliri 180
    8. Skënder Dika 175
    9. Astrit Xhaferi 174
    10. Emri Vata 167
    11. Edlira Harizi 162
    12. Arian Ndoja 159
    13. Fatbardha Kadiu 150
    14. Ilirjana Kuçana 128
    15. Gëzim Keqi 127
    16. Emal Varaku 120
    17. Jola Hysaj 116
    18. Morena Boja 113
    19. Bislim Ahmetaj 111
    20. Ndrec Pjetri 106
    21. Shyqyri Myrtollari 102
    22. Andi Gjoka 99
    23. Nasild Alikaj 72
    24. Arian Dedej 72
    25. Adhurim Caca 65
    26. Dritan Sallaku 62
    27. Enri Çeno 55
    28. Emir Frangu 54
    29. Mereme Sela 43
    30. Floriana Garo 32
    31. Viola Kapidani 32
    32. Armand Dervishi 27
    33. Bernard Balla 22
    34. Sabah Jemishta 29
    35. Agim Kodra 20
    36. Silvja Gjepali 9
    37. Luan Hallulli 3

Qarku Dibër

Për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi me 578, ndjekur nga kandidatja Denisa Vata me 369 vota dhe në vendin e tretë Basir Çollaku me 247 vota.

Renditja:

  1. 1-Ilir Krosi 578 vota
    2-Denisa Vata 369 vota
    3-Basir Çollaku 247 vota
    4-Ismail Uka 203 vota
    5-Përparim Spahiu 141 vota
    6-Klodian Cami 134 vota
    7-Hamza Lleshi 126 vota
    8-Xhemal Gjunkshi 118 vota
    9-Femi Hoxha 113 vota
    10-Alketa Agolli 75 vota
    11-Kreshnik Çollaku 68 vota
    12-Ferzileta Gjika 11 vota
    13-Blerta Gazidedja 4 vota

Qarku Elbasan

Në Elbasan kryeson Dashnor Sula me 550 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota dhe Ilirjan Alliu me 510 vota. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.

Renditja:

  1. Dashnor Sula 550 vota.
  2. Blendi Himci 510 vota
  3. Ilirjan Alliu 421 vota
  4. Aurel Bylykbashi 343 vota
  5. Dritan Cani 331 vota.
  6. Mustafa Pashja 229 vota.
  7. Lefter Gështenja 216 vota.
  8. Renato Kumrija 202 vota.
  9. Klodjana Çapja 198 vota.
  10. Zheni Gjergji 160 vota.
  11. Qani Xhafa 150 vota.
  12. Alesia Balliu 85 vota
  13. Dritan Mitarja 83 vota.
  14. Alis Narazani 80 vota.
  15. Doris Madhi 74 vota
  16. Lumturi Hasa 56 vota.
  17. Silvi Bardhi 42 vota.
  18. Elior Vila 41 vota.
  19. Gani Cani 34 vota.
  20. Arben Elezi 25 vota.
  21. Armonela Marku 9 vota

Qarku Fier

Në Fier ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi dhe më i votuari ka dalë Eduard Sharka me 795 vota, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi me 677 vota, e treta renditet kandidatja Elisabeta Rredhi, i katërti deputeti Saimir Koreshi me 477 vota, i pesti Gentian Koçi, kurse deputetja Ilda Dhori ka marrë 215 vota.

Renditja:

  1. Eduart Sharka – 795 vota
  2. Luan Baçi – 677 vota
  3. Elizabeta Rredhi – 492 vota
  4. Saimir Korreshi – 477 vota
  5. Gentian Koçi – 438 vota
  6. Pelivan Bufi – 395 vota
  7. Ilda Dhori – 215 vota
  8. Gentian Çela – 191 vota
  9. Silva Hasaj – 148 vota
  10. Altin Malokaj – 114 vota
  11. Samena Malenaj – 110 vota
  12. Vladimir Kajolli – 85 vota
  13. Fation Semanjaku – 84 vota
  14. Alkida Mehmeti – 76 vota
  15. Arben Hoxhaj – 64 vota
  16. Taulant Aliaj – 47 vota
  17. Mustaf Gashi – 38 vota
  18. Luljeta Sejko – 30 vota
  19. Julian Hoxhaj – 25 vota
  20. Arjeta Cumani – 23 vota
  21. Dritan Petova – 16 vota
  22. Sevin Serjani – 3 vota

Qarku Gjirokastër

Në primaret e zhvilluara për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.

Renditja:

  1. Alma Buci Kore- 399 vota
  2. Mareklent Dervishi- 368 vota
  3. Arben Ristani- 317 vota
  4. Bajram Hysaj- 314 vota

Qarku Korçë

Kështu, në qarkun e Korçës më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati me 1219 vota. I dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho me 691 vota, i ndjekur pas nga Ledina Alolli me 394 vota dhe Andrea Mano me 380 vota.

Renditja:

  1. Bledion Nallbati 1219
  2. Edmond Spaho 691
  3. Ledina Alolli 394
  4. Andrea Mano 380
  5. Fidel Kreka 355
  6. Genti Çela 334
  7. Alfred Gega 222
  8. Kristiano Kocibelli 204
  9. Lulezim Rakipi 160
  10. Yllson Ibrahimllari 151
  11. Eleina Qirici 113
  12. Xhuljan Guçe 76
  13. Kujtim Hoxha 61
  14. Sorina Koti 42
  15. Arber Male 221
  16. Albana Prifti 40
  17. Brunilda Prifti 13
  18. Elsuida Vila 74
  19. Lorenc Begaj 30

Qarku Kukës

Ftues i primareve në Kukës u shpall Shkëlqim Bajram Shehu me 378 vota.

Renditja:

  1. Shkëlqim Bajram Shehu – 378 vota
  2. Gezim Beqir Shehu – 246 vota
  3. Bashkim MustafGjoka – 206 vota
  4. Blerina Qazim Gjyriqi – 32 vo ta
  5. Isuf Zenel Çelaj – 22 vota
  6. Shkëlzen Arif Ibra – 15 vota
  7. Neraida Nevruz Halili – 11 vota
  8. Feride Rexhep Rrahmanaj – 5 vota
  9. Anita Gezim Doçi – 3 vota
  10. Arsi Jonuz Margjeka – 2 vota
  11. Astrit Mehmet Margjeka – 0 vota

Qarku Lezhë

Fitues në rang qarku në Lezhë ka rezultuar Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.

Renditja:

  1. Gjin Gjoni 674 vota
  2. Aleksander Lala me 438
  3. Elda Hoti me 394 vota
  4. Lindita Metaliaj 348 vota
  5. Kastriot Piroli 322 vota
  6. Mark Gjoka 269 vota
  7. Ded Doda 13 vota
  8. Marjana Brunga 53 vota

Qarku Shkodër

Në qarkun Shkodër, kandidati Ramadan Lika doli në krye me 460, i ndjekur nga Gentjan Ndoj me 415 dhe Bardh Spahia me 395 vota.

Renditja:

  1. Ramadan Likaj – 460
  2. Gentjan Ndoj – 415
  3. Bardh Spahia – 395
  4. Alfred Thekna – 337
  5. Lodovik Hasani – 302
  6. Ndoc Ashta – 289
  7. Arben Lushaj – 255
  8. Eugent Lin Prendi – 248
  9. Greta Bardeli – 214
  10. Ted Kopliku – 177
  11. Kolë Gjergj Beka (Livadhi) – 174
  12. Age Qafa – 169
  13. Eliona Shkrela – 161
  14. Kristian Preçetaj – 112
  15. Mimoza Rexhvelaj – 110
  16. Lorenc Luka – 107
  17. Irena Shala (Shestani) – 89
  18. Izmira Rusi (Ulqinaku) – 83
  19. Imeldi Sokoli – 63
  20. Alfred Pllumbi – 58
  21. Vildane Gushta (Kazazi) – 48
  22. Ledinë Mandija – 29
  23. Senada Mehmeti – 27
  24. Glorja Shllaku – 20
  25. Arian Peraj – 17
  26. Gjeorgjeta Hila – 13
  27. Arben Maliqi – 12
  28. Jesmina Pikalaci (Lici) – 12
  29. Ilirjana Agolli – 7
  30. Valentino Lumaj – 5
  31. Aleksander Kaçi – 4

Qarku Tiranë

Hysen Kadiu është renditur i pari në primaret për qarkun e Tiranës, duke marrë më shumë vota në rang qarku. Një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka ardhur nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, pjesë e këtij qarku.

Më pas renditet Klevis Balliu dhe në vendin e tretë Grigels Muçollari.

Rezultati i lartë në këtë raund tregon mbështetjen që disa kandidatë kanë në bazë, edhe pse nuk janë shumë të njohur publikisht.

Renditja:

  1. Hysen Kadiu
  2. Klevis Balliu
  3. Grigels Muçollari
  4. Ilir Alimehmeti
  5. Jorida Tabaku

Qarku Vlorë

Në Qarkun e Vlorës, deputetja demokrate Ina Zhupa ka rezultuar më e votuara. Në këtë proces Zhupa ka dalë e para me 765 vota. I dyti është renditur Atird Hoxha me 484 vota dhe me radhë kandidatët e tjerë ku 8 prej tyre nuk kualifikohen sipas pragut 172 vota në qark.

Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar dhe mesa duket do të përfaqësoj në kuvendin e Shqipërisë dhe mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë.

Renditja:

  1. Ina Zhupa 765 vota
    2- Atird Hoxha 488
    3- Manjola Nikollo 402
    4- Alta Haluci 188
    5- Dashamir Tahiri 133
    6- Nada Daullja 130
    7- Afroviti Dhimojani 110
    8- Nikola Kedhi 103
    9- Mario Runa 70
    10- Skerdjan Dhuli 47
    11- Piro Ahmetaj 46
    12- Liljana Emazi 39
    13- Vladimir Rizvani 8

55 vota të pavlefshme në rang qarku

Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.

Në përzgjedhjen e ekipit nga ana e kryesisë në mbledhjen e 12 Marsit do të merret parasysh edhe puna e secilit kandidat me diasporën, si dhe kontributi në betejën kundër qeverisë.

Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike.