Reshje shiu në të gjithë territorin, nuk do mungojë as prezenca e mjegullës! Ja parashikimi i motit për këtë të diel

0
86

Këtë të diel reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezent që në orët e para të ditës  në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

481065443_1053892863402095_7526275976328501528_n