Rezultatet përfundimtare në Kukës, kryeson mjeku nga Hasi, deputeti aktual i treti

0
181

Në Qarkun e Kukësit u zhvilluan Primaret e Partisë Demokratike, ku morën pjesë 2640 anëtarë.
Fitues i primareve u shpall mjeku hasjan Shkëlzen Ibra me 707 vota.
Ndërsa i dyti në listë u shpall ish drejtori i gjendjes civile në Kukës, Shkëlqim Shehu me 430 vota,.
Deputeti aktual Isuf Çelaj ka marrë 410 vota duke zënë vendin e tretë në këto votime.
Qarku i Kukësit ka 3 vende në parlament, ku zakonisht dy vende i merr PD dhe një PS.