“Nuk e shoh si kërcënim!”/Danja i përgjigjet G Banit për partnerin e saj: Ai vendos logjikën dhe nuk është…

0
21

Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e tretë me moderatorë Eglin dhe G Banin me të ftuar Rizartën, Danjën, Shkëlzenin dhe Valbonën kanë nisur menjëherë diskutimet. Egli e pyeti Danjën në lidhje me ndjesinë që ajo pati mbrëmë kur pa reagimin e partnerit të saj në lidhje me situatën e krijuar me G Banin.

Unë kam thënë Redi nuk është një gangster i madh dhe unë këtë dua ta nënvizoj. Redi është një djalë fisnik, është shumë qytetar, normalisht që i vlon gjaku edhe atij nuk është nga ato natyrat e meshkujve super të egër dhe super agresiv. Ai vendos gjithmonë logjikën para situatave të çuditshme dhe unë këtë kam dashur që të them.

Më tej ajo shtoi se:

U ndjeva shumë në siklet edhe nga reagimi i G Banit.

G Bani më pas e pyeti nëse komenti i partnerit të saj ishte edhe një lloj kërcënimi dhe Danja iu përgjigj duke thënë:

Nuk e shoh si kërcënim karshi teje por në rast se unë do të kisha ndonjë kërcënim karshi teje do ta bëja unë. Është një gjë që më takon mua. Ai maksimalisht do më mbrojë mua.