“Primare” në PD/10 kandidatët burra e gra më të votuar e më pak të votuar! 

0
98

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të 12 qarqet.  Sipas të dhënave zyrtare, në rang kombëtar, referuar proceverbaleve që vetë PD ka shpërndarë votuan gjithsej 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë të PD-së.
Ajo çfarë vihet re është se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, megjithatë nëse ato do të bëhen deputetë apo jo, do të varen nga vetë Berisha.  
Ndër kandidatët  burra, deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025, I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota 
Ndërsa ndër kandidatet gratë, më e votuara rezulton deputetja Jorida Tabaku që kandidoi në primaret e Tiranës pas renditet Ina Zhupa me 641 vota që kandidoi në primaret e qarkut të Vlorës.Nuk janë kualifikuar deputetët Kreshnik Çollaku, Sorina Koti e Ori Nebiaj. 
Deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025, I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota.

15 kandidatët burra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë
1- Bledion Nallbati 1219 vota – Deputeti PD kandidoi në Korçë 
2- Zija Ismaili 1091 vota — ish-kandidati për kryebashkiak i Beratit  kandidoi në këtë qark
3- Hysen Kadiu 913 vota – dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve  –Kandidoi në Tiranë –
4- Eduart Sharka – 795 vota –  dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lushnje për t’u bërë pjesë e primareve – Kandidoi në Fier
5-Klevis Balliu 737 vota –  Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, – kandidoi në Tiranë
6- Shkëlzen Ibra 707 vota – Kandidoi në Kukës
7- Edmond Spaho 691 vota – kandidoi në Korçë
8- Luan Baçi – 677 vota – Kandidoi në Fier
9- Gjin Gjoni 674 –  kandidoi në Lezhë
10 – Igli Cara 622 vota –  kandidoi në Durrës
11 -Ilir Alimehmeti 603 –  kandidoi në Tiranë
12- Ilir Krosi 578 vota –  kandidoi në Dibër
13- Dashnor Sula 538 vota –  kandidoi në Elbasan
14 -Arjan Hoxha 521 – kandidoi në Tiranë
15- Blendi Himci 510 vota – Elbasan  – Ishte Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan që dha dorëheqjen për të kandiduar në primare.

10 kandidatet gra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë

1- Jorida Tabaku 651 –  kandidoi në Tiranë
2- Ina Zhupa 641 vota –  kandidoi në Vlorë
3- Manjola Luku 424 vota –  kandidoi në Durrës
4- Manjola Nikollo 412 vota –  kandidoi në Vlorë
5- Mimoza Hajdarmataj 400 vota –  kandidoi në Tiranë
6- Elda Hoti 394 vota – kandidoi në Lezhë
7- Ledina Alolli 394 vota –kandidoi në  Korcë
8- Denisa Vata 369 vota – kandidoi në Dibër
9- Ilda Zhulali 357 – kandidoi në Tiranë
10- Lindita Metaliaj 348 vota – kandidoi në Lezhë


Sa vota morën në primare deputetët aktualë të PD-së në kuvend?

1- Bledion Nallbati mori 1219 vota në primaret e Korçës më i votuari
2- Edmond Spaho mori 691 vota në primaret e Korcës  renditet I dyti
3- Luan Baçi mori 677 vota në primaret e Fierit
4- Jorida Tabaku mori 651 vota në primaret e Tiranës
5- Ina Zhupa mori  641 vota në primaret e Vlorës Më e votuara në këtë qark
6- Dashnor Sula mori 538 vota në primaret e Elbasanit. Më i votuara në këtë qark
7- Ramadan Likaj mori 460 vota në primaret e Shkodrës
8- Saimir Korreshi mori 477 vota në primaret e Fierit
9- Isuf Çelaj mori 410 vota në primaret e Kukësit
10- Andrea Mano mori 380 vota në primaret e Korçës
 11- Dhurata Çupi mori 354 vota në primaret e Tiranës
12-  Lindita Metaliaj mori 348 vota në primaret e Lezhës
13- Kastriot Piroli mori 322 vota në primaret e  Lezhës
14- Lodovik Hasani mori 302 vota në primaret e Shkodrës
15- Lefter Gështenja mori 216 vota në primaret e Elbasanit
16- Greta Bardeli mori 214 vota në primaret e Shkodrës
17-Asllan Dogjani mori 179 vota në primaret e Tiranës
18- Qani Xhafa mori 150 vota në primaret e Elbasanit
19- Kreshnik Çollaku mori 68 vota në primaret e Dibrës
20- Orjela Nebiaj mori 47  vota në primaret e Tiranës
21- Sorina Koti mori 42 vota në primaret e Korçës
Detaje nga primaret 
Në Tiranë, Adriana Kalaja ka marrë vetëm 153 vota, duke kaluar pragun, megjithatë një rezultat që ka zhgënjyer dhe vetë aktivisten e cila përmes një postimi  në Facebook shigjetoi demokratët që braktisën Bashën dhe iu bashkuan Berishës, mes tyre edhe Jorida Tabaku e cila ka dalë më e votuara.

Edhe ish prokurori Arjan Ndoja i cili kandidoi në primaret e Durrësit u kualifikua me 159 vota.

Në Vlorë Gjenerali Pirro Ahmetaj të cilin Berisha e emëroi në janar si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në këtë parti ka marrë 43 vota. Skerdjan Dhuli përfaqësuesi I PD-së në Himarë 49 vota. . Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni ka fituar në rang qarku me 674 vota.

Janë votuar dhe emra të rinj si Aulon Kalaja , Andi Mustafaj, Grigels Muçollari dhe Arnold Karriqi që garoi edhe për kreun e Forumit rinor.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i cili po hetohet nga SPAK u rendit i treti me 395 vota në primaret e Shkodrës. Ndërsa kryetarja e PD-së së degës Shkodër Eliona Shkreli mori 161 vota.  

Ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi, i cili dorëzoi ish-klubin Partizani tek Jamarbër Mallltezi mori 118 vota duke u renditur i gjashti, ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku ka marrë vetëm 68 vota.

Mjeku Erjon Dasho në primaret e Beratit mori 238 vota. Ndërkohë, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo që garoi në primaret e Durrësit ka marrë vetëm 32 vota.

Anëtarësia dhe votat sipas qarqeve, më i votuari dhe më pak i votuari
Qarku  Tiranë
13 052 anëtarë të PD-së morën pjesë në votim për 82 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 144.
Rezultati përfshin votat e 19 QV nga 21 pasi kutitë e Paskuqanit dhe Vorës u konsideruan të parregullta.
Më i votuari:  Hysen Kadiu 913 vota i cili dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve.
Më pak i votuari – Alqi Xhafa i cili rezulton me zero vota.
Më e votuara nga gratë: Jorida Tabaku rezulton më e votuara 651 vota

Qarku Shkodër
4451 anëtarë të PD-së morën pjesën në votim për 31 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 135
Më i votuari: Deputeti Ramadan Likaj ka marrë 460 vota
Më pak i votuari Aleksandër Kaçi 3 vota 

Qarku Elbasan
Votuan 3927 anëtarë të PD-së për 22 kandidatë në garë.
Pragu 164 vota.
Më i votuari: Dashnor Sula 538 vota – deputet I PD-së
Më pak i votuari:  Redjona Mesiti 2 vota

Qarku Vlorë
Në procesverbal nuk pasqyrohet numri i anëtarësisë që të votojnë për 13 kandidatë në garë
Sipas procesverbalit të KOKOE të këtij qarku është hequr rezultati i QV Konispol pasi kutia e saj u konsiderua e parregullt. 
Pragu i votave për tu kualifikuar 161. 
Më e votuara: Ina Zhupa më e votuara 641 vota
Më pak i votuari: Vladimir Rizvani më pak I votuari 8 vota

Qarku Dibër
Votuan 2204 anëtarë të PD-së për 13 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar 147
Më I votuari:   Ilir Krosi, ish-kryebashkiaku i Dibrës me 578 vota.
Më pak I votuari: Blerta Gazidedja 4 vota.

Qarku Gjirokastër
Votuan 1957 anëtarë për 9 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar 178 vota
Më e votuara: Alma Alma Buci Kore 399 vota
Më pak i votuari: Ndriçim Seferi 14 vota

Qarkun Fier
Votuan 4580 anëtarë të PD-së për 22 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 191
Më I votuari: Eduard Sharka 795 vota
Më pak I votuari:Sevin Serjani 3 vota

Qarku Durrës
Votuan 4922 anëtarë të PD-së për 37 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar 130
Më I votuari: Igli Cara 622 vota
Më pak I votuari: Luan Hallulli 3 vota

Qarku Lezhë
Votuan 3669 anëtarë të PD-së për 19 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 175
Më I votuari: Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni 674 vota dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lezhë për tu votuar në primare.
Më pak I votuari: Dedë Doda 13 vota.

Qarku Kukës
Votuan 2640 anëtarë të PD-së për 11 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 203
Më I votuari: mjeku hasjan Shkëlzen Ibra 707 vota
Më pak e votuara: Neraida Halili 15 vota

Qarku Korcë
Votuan 4826 anëtarë të PD-së për 19 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 230
Më I votuari: Deputeti Bledion Nallbati 1219 vota
Më pak e votuara: Brunilda Prifti 13 vota

Qarku Berat
Votuan 2044 anëtarë të PD-së për 10 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 170
Më I votuari: Zija Ismaili 1091 vota
Më pak e votuara: Esmeralda Braho 11 vota.