“20 vende nga lista e sigurt janë mbyllur”/ Gazetari tregon çfarë do të ndodhë në PD pas Primareve

0
11

Gazetari Andi Tela u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Primaret u bënë se janë detyrim statutor. Ai u shpreh se më pas do të shihet se kush do të futet te lista e mbyllur me 46 emra, si drejtuesit e qarqeve, drejtuesit e PD dhe aleatët, ku 26 emra janë të sigurtë dhe diskutimi është për 20 vendet tjera të listës së mbyllur.

“Në primare kanë marrë pjesë 50 mijë anëtarë të PD-së dhe nuk është numër i vogël. Është në statut se duheshin bërë. Ndoshta nuk është momenti i duhur, se është kohë parelektorale. Votuesit janë vetëm anëtarë, por mund të ishin edhe dashmirës të partisë.

Kjo “stërvitje” e votuesve përpiloi një listë ku ka ka emra që kanë marrë edhe 900 vota, edhe që kanë marrë disa vota. Pavarësisht se Berisha ishte konfuz me përgjigjet e tij, nëse njëri që ka marrë 1200 vota duhet të jetë në listë, nuk mund të shmanget nga gara.

Ne kemi një listë me 140 emra, kandidatë për deputetë. Kemi edhe një listë me 46 emra që janë të zgjedhur nga lista e mbyllur.

E gjithë pikëpyetja është se kush do të futet te lista e mbyllur me 46 emra, si drejtuesit e qarqeve, drejtuesit e PD dhe aleatët. Aty 26 emra janë të sigurtë. Diskutimi është për 20 vendet e listës së mbyllur”- tha Tela.