FOTO+VIDEO/Mbyll siparin edicioni i 3-të i Festivalit Teatror “RIN ART 2025” në Kamëz. Njihuni me fituesit

0
128

Për tre ditë me radhë, përkatësisht në datat 27-28 shkurt dhe 1 mars 2025 në kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli është mbajtur Festivali Teatror për të rinjtë “RIN ART 2025”.
Ky aktivitet kulturor i Bashkisë Kamëz është shoqëruar nga një atmosferë të mrekullueshme shoqëruar nga super energjinë e të rinjve, jo vetëm pjesë e kësaj gare, por dhe të bashkëmoshatarëve të tyre dhe qytetarëve të Kamzës që e ndoqën si spektatorë. Dy ditët e fundit të muajit shkurt dhe ditën e parë të muajit marsit, salla e teatrit në pallatin “Artan Cuku” ka gumëzhi nga zërat e të rinjve ku në fund të këtij festivali teatror, një ngjarje e veçantë artistike për qytetin u shpallën dhe shkollat fituese dhe ata që shkëlqyen morën çmimet nga juria profesioniste e cila ishte e përbërë nga personalitetet e nderuara si; Rozina Kostani, Genc Fuga dhe Gentian Hazizi.
Në përfundim të këtij Festivali Teatror ku qëllim kishte evidentimin e talenteve të Kamzës, juria vendosi që çmimin e parë e meritonte shkolla “Ibrahim Rugova”, çmimin e dytë shkolla “Elez Isuf Ndreu” si dhe çmimin e tretë shkolla “Gramoz Palushi”. Ndërkohë juria ka dhënë një çmimin Protagonist “Rin Art 2025” të cilin e ka fituar shkolla “Isa Boletini”.  
Ndërkohë juria ka vlerësuar specifikash me çmime dhe nxënësit e talentuar duke akorduar çmimet; “Aktori më i mirë”, “Aktori më i mirë në rol dytësor”, “Aktori më i mirë në Karakter”, “Aktori më i mirë në rol Episodik” si dhe “Aktori më i mirë inkurajues”.  

Në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm për qytetin dhe të rinjtë, morën pjesë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Sulejman Elezi”, “Gramoz Palushi”, “Isa Boletini”, ”Shkolla Profesionale”, ”Elina” dhe “Elez Isuf Ndreu”. Regjizorët e këtij aktiviteti artistik ishin; Denis Fiku, Greta Baci, Eriselda Saliu, Eraldo Malaj, Asiana Koka dhe Arlin Capi.
Ishte ky një organizim i shkëlqyer Bashkisë Kamëz që suporton dhe mbështet gjithmonë të rinjtë dhe çdo talent të qytetit tonë. Aktivitete të tilla të Bashkisë Kamëz përmes Qendrës së Kulturës nen drejtimin e drejtoreshës Rigelsa Gupe mundësojnë jo vetëm argëtimin e të rinjve dhe të rejave, dhe qytetarëve të Bashkisë Kamzës, por përmes tyre siç është dhe rasti konkret është mundësuar evidentimi i  talenteve në fusha të ndryshme. Është kjo një meritë e padiskutueshëm e Rakip Sulit që ka këmbëngulur që qytetarëve të iu jepej çdo mundësi siç dhe ka dhënë mbështetje institucionale. Vëmendje maksimale dhe në mënyrë sistematike kryebashkiaku Suli ka patur për nxënësit e shkollave të Kamëz dhe Paskuqanit. E sigurisht zbatimi i projekteve në përmbushje të detyrave është bërë me përpikmëri nga stafi i Qendrës së Kulturës në Bashki, duke u kujdesur në çdo detaj që aktivitetet të ishin sa më argëtuese dhe evidentuese ndaj talenteve.