Temperaturat prekin vlerat minus, parashikimi i motit për datë 4 mars

0
10

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët gjatë gjithë paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore Verilindore dhe Juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 38 km/h nga drejtimi kryesisht permanent, Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.