Bie nga lartësia, ndërron jetë punëtori në kantierin e ndërtimit. Detaje

1
277

Një person ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në një kantier ndeërtimi, në rrugen “Kongresi i Manastirit”.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është I.B., 56 vjeç.

Ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, kujtojmë se ky është aksidenti i dytë në punë për ditën e sotme.

Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

1 COMMENT

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2020/09/03/bie-nga-lartesia-nderron-jete-punetori-ne-kantierin-e-ndertimit-detaje/ […]

Comments are closed.