Policia e Pogradecit bëri të ditur se ka arrestuar një 46-vjeçar.
Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene 13-vjeçare disa herë gjatë gushtit.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.