BallinaKronikeI kërkuar për rrëmbim e përdhunim/ Arrestohet vlonjati, rrengu që i bënte...

I kërkuar për rrëmbim e përdhunim/ Arrestohet vlonjati, rrengu që i bënte policisë

spot_img

Policia e Vlorës ka arrestuar gjatë ditës së sotme Eriton Panajotin, i cili kërkohej nga Interpoli për shkak të një dënimi me 11 vite burg për vepra të rënda penale në Itali.

Sipas policisë, Panajoti lëvizte lirshëm duke ndërruar në mënyrë të vazhdueshme gjeneralitetet e tij.

Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Romës me 11 vite burg për veprat penale “Rrëmbim personi”, “Përdhunim”, “Grabitje” dhe “Vjedhje”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

“Pas intervistimit të thelluar dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tirana dhe DVP Vlorë, u bë i mundur saktësimi i gjeneraliteteve, konkretisht shtetasi Eriton Panajoti, 43 vjeç, banues në Vlorë, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili për t’i shpëtuar kapjes së policisë ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet”, njofton policia.

Panajotit i kishin mbetur për të vuajtur edhe 7 vite e 8 muaj e 20 ditë burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular