Një protestë u zhvillua para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë duke kërkuar nga shteti shqiptar që të angazhohet për kthimin e fëmijëve nga Siria.
Familjarët, të afërmit por edhe përfaqësues të shoqërisë civile, shpalosën një banderolë të madhe ku shkruhej: “Të harruar në Siri, ktheni fëmijët tanë në shtëpi”.
Në mënyrë simbolike, ata hodhën disa çante shkolle në sheshin përpara Kryeministrisë.