BallinaAktualitetParalajmërimi i frikshëm për Britaninë, do të përballet me 50 mijë raste...

Paralajmërimi i frikshëm për Britaninë, do të përballet me 50 mijë raste të reja me COVID në ditë

Situata me koronavirusin po përkeqësohet në shumë vende të botës, që fillimisht u duk se e luftuan me sukses pandeminë.

Këshilltari shkencor i qeverisë në Britaninë e Madhe, Patrick Vallance, tha se situata në vend nuk duket aspak optimiste, duke dhënë edhe alarmin se në mes të tetorit, mund të regjistrohen deri në 50 mijë raste të reja në ditë.

Sipas tij, shifrat nuk ishin një parashikim, por kanë dalë nga një projeksion shkencor që është bërë.

“Për momentin ne mendojmë që shifrat po dyfishohen afërsisht çdo shtatë ditë. Por nëse kjo vazhdon pa pushim, duke u dyfishuar çdo shtatë ditë, do të përfundonim me 50 mijë raste në ditë në muajit Tetor”, tha ai.

Ai bën apel për marrje e masave të tjera në vend, për të mbajtur infeksionet në nivelin e tanishëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular