BallinaBotaVizita e çuditshme e Grenell dhe e ekipit të Trump për Kosovën...

Vizita e çuditshme e Grenell dhe e ekipit të Trump për Kosovën në Athinë

Ka nisur në Kosovë vizita e delegacionit të gjerë amerikan që drejtohet nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, ku bën pjesë edhe i dërguari i posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Pjesëmarrja në delegacion e organizmave që do të kthejnë në para, marrëveshjen ekonomike që u firmos para pak ditësh në Shtëpinë e Bardhë jep një logjikë, se ka një vullnet politik për të kaluar nga frazat e shkruara në projekte të shkruara e më pas për t’i konretizuar.

Por bën përshtypje, se përveç Prishtinës, Beogradit dhe Izraelit, që është vendi i cili u fut si sandvvich në samitin e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi, e që përfundoi me njohjen e Kosovës e anasjelltas, grupi i “sherifëve” të Trump për Ballkanin do të ndalet edhe në Greqi.

Në njoftimin për shtyp, thuhet se do të flitet për pavarësinë e energjisë të Greqisë, pikërisht në kulmin e një përplasje mes Athinës e Ankarasë për gazin e Mezdheut Lindor.

Por ka një kleçkë të vogël kjo vizitë, pasi bëhet fjalë për delegacionin e ngarkuar mbi Kosovën, vend që Greqia ende s’e ka njohur. Madje për shkak të Greqisë këtë gjë nuk e ka bërë as Qiproja. Të dyja vende të Bashkimit Europian.

Mos po dërgon Trump ndonjë porosi që të ndodhë ky zhvilluim nga ana e Athinës? Atëherë po që do të ishte një zhvillim bombastik dhe një sukses shumë i madh i Trump në Ballkan.

Do të thyente pesëshen që ka bllokuar prej vitesh një ecje përpara të rajonit, e padyshim ky zhvillim do të shërbente si një “nyje gordiane” që do të hapte një tjetër proces. Gati, gati, më i suksesshëm se bombardimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular