I ftuar në studion e Abc News ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani foli për situatën politike në vend.
Teksa diskutoi për listat e hapura dhe koalicionet, ish-deputeti u pyet edhe zërat që qarkullojnë, për një kandidim të mundshëm të tij për bashkinë e Tiranës.
Lidhur me këtë, Bogdani u shpreh se sot diskutohet Kuvendi i Shqipërisë, pasi për zgjedhjet e 30 qershorit mbetet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ekziston.
“Sot po diskutohet kuvendi i Shqipërisë, sepse pas farsës së 2019 ku nuk kishte zgjedhje i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Sot që flasim është një diskutim në ajër sepse është një fatkeqësi sepse mungon balanca e pushtetit. Dhe zgjedhjet lokale janë të lidhura ngushtë me Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Bogdani.