Një autobus turistësh është përmbysur në ishullin e Madeira, në Portugali, duke shkaktuar të paktën 28 viktima, sipas autoriteteve portugeze. Lajmin e bën të ditur agjencia portugeze e shtypit Lusa.
‘Ka viktima por numri nuk është akoma i sigurt’, ka thënë kryebashkiaku Filipe Sousa. Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit që ka rënë mbi një shtëpi, në një skarpat në zonën e Canico, në Santa Cruz. Viktimat besohet se janë të gjithë me kombësi gjermane. Në bordin e mjetit udhëtonin 57 pasagjerë.
Sipas bashkiakut Sousa, janë 17 gra dhe 11 burra. Grupi ndodhej në Santa Cruz, në zonën e hoteleve të Quinta Splendida dhe po transferohej në Funchal. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.30 (19.30 me orën tonë), në një kthesë.