U zhduk 17 muaj më parë në Nea Filadelfia, por tre ditë më parë u gjet i vdekur në Andro. Ai kishte rënë në det midis Tinos dhe Andros në 10 Prill 2019
Një kërkimi nga të afërmit e tij që zgjati 17 muaj, po që ka gjunjëzuar në mënyrën më të keqe të mundshme familjen e tij. Fatkeqësisht skenari i neveritshëm u konfirmua, pasi trupi I Laert Beqaj u gjet i vdekur në një zonë shkëmbore të Andros.
Gjurmët e Laert Beqaj u zhdukën në mesnatën e 9 Prillit 2019. Në atë kohë mediat ishin të shumta që shkruanin për zhdukjen e tij në mënyrë misterioze.
Skenarët e zhdukjes së tij janë nga më të ndryshëm, të cilët ende nuk janë konfirmuar, por që mbeten për të hetuar.
Sipas detektivit privat, George Tsoukalis, i cili kishte ndërmarrë hetimet për ta gjetur në një emision televiziv tha se trupi i Laertit u gjet një zonë shkëmbore, por ajo që mbetet është se duhet të fillojnë hetimet.pranë plazhit të ishullit dhe u identifikua në një laborator.
Sipas një reportazheve të midiave greke, një ditë pas zhdukjes së Laertit, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, kishte rënë në det. Laerti punonte ne dy-tre punë për të mbajtur familjen dhe prinderit e tij.
Ai nuk ka pasur probleme me autoritetet vendore. Por ajo që mbetet enigmë është se mori një udhëtim të papritur dhe pa i thënë gjë familjes së tij në drejtim të Mikonos për të punuar.
Sipas mediave, deri më sot, askush nuk i kishte kërkuar gjurmët e tij, pasi ky njeri ishte me identitet të panjohur dhe nuk kishte asnjë ndikim në Rojet Bregdetare ose në ndonjë Autoritet tjetër.
Kamera e sigurisë së anijes kishte regjistruar njeriun që ra në det. Siç doli nga rrobat që mbante burri, por edhe nga dëshmitë e udhëtarëve, ky njeri ishte 36-vjeçari shqiptar Laert Beqaj.
Autoritetet tani po hetojnë natën e fundit para zhdukjes së tij dhe rrethanat nën të cilat ai ra në det të nesërmen.
Gjithashtu ajo që e mundonte nënën e tij, me të cilën ishte shumë afër, ishte sepse ai nuk i kishte thënë asaj që po planifikonte të shkonte për të punuar në Mykonos.
Ai jetonte me familjen e tij në Ano Patisia në Athinë.