Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Sukth të Durrësit, ku raportohet se janë përplasur dy makina, njëra prej të cilave ka përfunduar në lumë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë ngelur të plagosur 3 persona, të cilët ndodhën në spital.
Rreth orës 19:30, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.
Për shkak të përplasjes mjeti tip “Volkswagen”, ka rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për pasojë janë lënduar 3 shtetasit.
Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.