BallinaKronikeAksident i frikshëm në Durrës, makina përfundon në lumë, 3 të plagosur

Aksident i frikshëm në Durrës, makina përfundon në lumë, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Sukth të Durrësit, ku raportohet se janë përplasur dy makina, njëra prej të cilave ka përfunduar në lumë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ngelur të plagosur 3 persona, të cilët ndodhën në spital.

Rreth orës 19:30, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.

Për shkak të përplasjes mjeti tip “Volkswagen”, ka  rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për  pasojë janë lënduar 3 shtetasit.

Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular