BallinaKryesore"Zgjedhjet e 25 prillit, kusht për integrimin"/Apeli i PPE pas debatit për...

“Zgjedhjet e 25 prillit, kusht për integrimin”/Apeli i PPE pas debatit për listat: Mos ndryshoni “5 qershorin”

Partia Popullore Europiane ka dalë me një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas diskutimeve në Asamblenë Politike të PPE.

PPE bën thirrje për zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor siç është rënë dakord mes palëve politike në “5 qershor”, pasi ndryshimet e njëanëshme, siç theksohet, janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

PPE thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 2021 do të jenë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

DEKLARATA E PLOTË

PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet elira dhe të ndershme si parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç është rënë dakord.

Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular